Tërmeti/ Rama optimist: BE do të na ndihmojë për rindërtimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Konferenca e donatorëve do të jetë vetëm fillimi i mbështetjes financiare që vendet e Bashkimit Evropian do të japin në rindërtimin e zonave të prekura pas tërmetit të Nëntorit.Në mbyllje të takimit dy orësh të hënën në mbrëmje me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyn, kryeministri Edi Rama foli për një mbështetje të dytë financiare pas konferencës së donatorëve më 17 Shkurt në Bruksel.Edhe nga takimi me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, kreu i qeverisë morri të njëjtin mesazh. Rruga e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në familjen e evropiane do të përcaktohet nga rezultatet që do të sjellë debati i brendshëm, në atë që njihet si metodologjia e re që do të ndjekë BE në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.Bisedën me Ursula von der Leyn dhe qëndrimin e saj për nismën e ?Minishengenit?, kryeministri e cilësoi entuziaste.Të hënën kryeministri Rama u takua edhe me kancelaren angela merkel, nga e cila mori mbështetje të plotë për ndihmën që gjermania do të japë jo vetëm për rinsdërtimin, por edhe për celjen e negociatave.

Recommended