Serbia dhuron 1 milionë euro për rindërtimin e “Notre Dame” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit të cilat kanë kontribuuar me shuma simbolike parash për rindërtimin e Katedrales së djegur Parisit, qeveria e Serbisë ka vendosur te kontribuoje me një milion euro për rindërtimin e katedrales ?Notre Dame?.?Donacioni konfirmon miqësinë tonë shekullore me popullin francez. Beogradi shpreson se ky simbol i qytetërimit francez dhe i botës do të rindërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur", thuhet në deklaratën e qeverisë serbe.Por, dhurimi i një shume kaq të madhe parash për Francën ka pasur jehonë në mediat franceze, të cilat zbulojnë dhe arsyet që fshihen pas këtij veprimi të Beogradit zyrtar. Sipas tyre shuma e madhe dhurohet për të mbuluar skandalin e pak ditëve më pare te portaleve pro-qeveritare serbe.Pas djegies së katedrales në Paris,  mediat e Beogradit ?Alo? dhe ?Informer? kishin shkruar se zoti i dënoi francezët pasi kishin ngritur flamurin e Kosovës në atë katedrale. Artikulli u hoq vetëm disa minuta pas postimit por kishte bërë jehonë në gjithë botën. Pas heqjes se artikullit Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç siguroi se te gjithë qytetaret e vendit te tij ishin trishtuar nga zjarri.

Recommended