Qeveria, 600 milione dollare per rindertimin | Lajme - News

  • 4 years ago
Vetëm buxhetit të shtetit, përjashto grantet dhe kreditë programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit do t?i kushtojë 600 milionë dollarë për vitet 2020-2021.

?Me ndryshimet që bëjmë javën që vjen në buxhetin e shtetit, praktikisht do financohen 340 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për rindërtimin këtë vit, dhe 250 milionë dollarë vitin tjetër vetëm nga fondet e buxhetit të shtetit?, tha Ahmetaj.

Ndërkohë që programi i rindërtimit ka hyrë prej pak muajsh në fazën e zbatimit, një prej lagjeve që do të ndërtohet e gjitha nga e para në Fushë Krujë është inspektuar nga kryeministri. Projekti parashikon 100 apartamente dhe 128 banesa individuale ku do të strehohen 1100 banorë.

Si garanci se lagja e re do të jetë një pikë kthese nga pikëpamja arkitekturën për Ramën është dhe që është projektuar nga një arkitekte e njohur holandeze.

Po në Fushë Krujë ka nisur dhe rindërtimi i 12 objekteve arsimore 1 prej të cilave është dhe shkolla ?Hajdar Hoxha? projekti zbatimit i të cilës është inspektuar dhe nga kryeministri.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended