Erdogan premton rindërtimin e Parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, premton mbështetje për rindërtimin e Parlamentit të Shqipërisë.?Për sa i takon çështjes së rindërtimin të Parlamentit, do jetë një pikë kthese. Projekti arkitektonik tashmë është gati.?Në takimin me kryeministri shqiptar Edi Rama, u nënvizua rëndësia e forcimit më të madh të shkëmbimeve tregtare, si dhe projektet zhvillimore me interes të përbashkët. Rama dhe Erdogan e vunë theksin tek rëndësia e nënshkrimit të Dokumentit të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.Edi Rama:?Ne presim me kënaqësi që pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në turqi të kemi një takim dypalësh në nivelin e dy qeverive, ku të nënshkruajmë Dokumentin e Partneritetit Strategjik.?Rexhep Taip Erdogan:?Marrëveshjen Strategjike mes dy vendeve do ta firmosnim kur unë isha kryeministër, por kjo nuk ndodhi për shkak të tragjedisë që ndodhi atëherë në Turqi. Tani jam President i Turqisë, por shpresoj që në një kohë shumë të shkurtër të dy kryeministrat ta përmbyllim sa më shpejt këtë marrëveshje?Pas takimit me shefin e ekzekutivit shqiptar, Presidenti i Turqisë Erdogan, është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Gjatë takimit, është biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Recommended