Top News - Administrata Trump/ Kufizon sërish numrin e refugjatëve

  • 3 years ago
Administrata e presidentit Trump tha se do të reduktojë numrin e refugjatëve që pranohen në Shtetet e Bashkuara në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon nga 1 tetori. Kjo është shifra më e fundit në një seri reduktimesh të përvitshme që kur Donald Trump mori detyrën në vitin 2017. Në vitin 2020, administrata e vendosi kufirin në 18,000 refugjatë. Shtetet e Bashkuara lejuan 10,892 refugjatë përpara se ta pezullonin programin për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo është shifra më e ulët që kur programi i refugjatëve u miratua nga Kongresi në vitin 1980. Kufiri vjetor gjatë administratës së Presidentit Barack Obama ishte midis 70,000 dhe 85,000 refugjatë. Departamenti i Shtetit tha se propozimi i Presidentit Trump për vitin 2021 "ripohon angazhimin e përhershëm të Amerikës për të ndihmuar njerëzit më të prekur në botë ndërsa përmbush detyrën tonë parësore për të mbrojtur dhe për t?i shërbyer popullit amerikan". Krish Vignarajah, presidente e Shërbimit Luteranian të Emigracionit dhe Refugjatëve, një agjenci e financuar nga qeveria amerikane që ndihmon për sistemimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, tha se vendimi për të kufizuar më tej numrin e pranimit të refugjatëve "është plotësisht një dështim i detyrimit tonë moral dhe i vlerave të kombit tonë. ?
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#TopChannel

Recommended