Top News - Trump e bën sërish/ ’Shkenca nuk merr vesh nga klima’
  • 3 years ago
Presidenti donald trump ka minimizuar edhe një herë shqetësimet për ndryshimet e klimës dhe e ka bërë këtë gjatë vizitës në kaliforninë e shkrumbuar nga zjarret, duke i thënë një zyrtari se shumë shpejt do të fillojë të freskohet moti.
Zjarret në kaliforni, oregon dhe uashington, kanë shkrumbuar thuajse 2 milionë hektarë tokë dhe i kanë marrë jetën të paktën 36 personave që nga fillimi i gushtit. Trump, që shpesh ka mohuar ndryshimet e klimës, fajëson menaxhimin e mangët të pyjeve. Më herët të hënën, kandidati presidencial demokrat, joe biden, e quajti trump një piroman klimaterik. Ai tha në një tubim në Delauer se katër vite të tjera të kundërshtarit të tij në shtëpinë e bardhë do ta shkrumbonin akoma më shumë amerikën.
Por, gjatë vizitës së tij në brigjet perëndimore amerikane, trump përsëriti argumentin e tij se menaxhimi i keq i pyjeve ishte fajtor. Duke hedhur poshtë apelin e një zyrtari për të mos injoruar shkencën për ndryshimet e klimës, trump tha: Do të fillojë të freskohet. Thjeshtë prit edhe pak. Nuk mendoj se shkenca merr vesh shume?. I pyetur nga një gazetar nëse ndryshimi i klimës ishte një faktor në zjarret masive, trump tha: Unë mendoj se kjo është më shumë një situatë menaxhimi. Më herët presidenti e ka kritikuar menaxhimin e pyjeve në kaliforni duke marrë si tregues finlandën ku ai tha se shkriftohet toka dhe pastrohen pyjet për të parandaluar zjarret.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#Klima#TopChannel
Recommended