RTV Ora - Izet Haxhia nuk lirohet sërish nga burgu
  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar lirimin e Izet Haxhisë që akuzohet për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë e cila më herët ka caktuar arrest me burg për të pandehurin. Haxhia pretendon që me afatet e paraburgimin ka plotësuar vuajtjen e dënimit, por që nga togat e zeza ky fakt u refuzua.

Izet Haxhia i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit do të qëndrojë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e bërë për lirimin e tij duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.

Avokati i tij pretendon se ka dokumente që vërtetojë se klienti i tij ka plotësuar kohën e dënimit gjatë viteve që ka qëndruar në Truqi. Pretendimi u refuzua nga gjykata pasi dokumentet nuk ishin të përkthyera.

Idajet Beqiri: "Atë provë që kemi marrë nga Turqia dhe sot nuk arritëm dot, për shkak se nuk ishte e përkthyer në formën e kërkuar nga ligji, për arrestin e tij me shpi që ka bërë 8 vite në Turqi do ta përkthejmë, do ta noterizojmë dhe shumë shpejt do bëjmë një kërkesë tjetër."

Avokati i Haxhisë tha se do ta çojë çështjen edhe në Gjykatën e Lartë, kur kjo e fundit të jetë funksionale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjykata-e-tiranes-e-la-ne-burg-nis-seanca-izet-haxhine-ne-apel

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended