Posta nuk i 'gjen' adresën Agim Kajmakut, Prokuroria i merr shenjat e gishtërinjve nga pasaporta
  • 5 years ago
TIRANË- Përmes një deklarate për mediat Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë informacion mbi procedurat e verifikimit të figurave të Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut të akuzuar nga PD për fshehje të dënimeve në vendet fqinje para nisjes së karrierës politike.

Prokuroria ka sqaruar se deri më tashmë janë bërë të gjitha verifikimet lidhur me figurat e tyre dhe tashmë autoritetet tona janë në pritje të përgjigjeve nga autoritetet greke dhe italiane.Lidhur me rastin Kajmaku organi i akuzës deklaron se është dërguar një kërkesë ku i kërkohet atij të dorëzojë gjurmët e gishtërinjve duke shtuar se kjo shkresë nuk ka mbërritur ende për shkak se shërbimi postar ka ngatërruar adresë. Ndërsa shenjat e gishtërinjve të Kajmakut janë administruar përmes pasaportës.

Prokuroria më tej ka bërë dhe një kronologji të veprimeve ligjore të ndërmarra deri ditën e sotme nga Drejtorisa e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike.

Valdrin Pjetri ish-kandidat i PS pwr bashkinw e Shkodrës, akuzohet nga PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit përpara kandidimit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës. PD ka publikuar disa dokumente nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Lidhur me Kajmakun PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person. Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku
Recommended