Stop - Merr 590 euro dhe zhduket, Stop gjen “Minerva Grup”! (23 janar 2020)

  • 4 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një tjetër denoncim ka mbërritur në ?Stop? për agjensitë e punësimit. Kësaj radhe, denoncimi është për ? Minerva Grup?.Ermir Leka nga Burreli, tregon, se kjo agjensi i ka premtuar punësim në Gjermani dhe për këtë ka paguar 590 euro.Por një vit më pas, nuk është bërë asgjë. Ermiri i ka telefonuar në numrin, që kishin, por nuk arrin të marrë kontakt.Edhe vendndodhjen pranë sheshit Shqiponja e kanë ndryshuar, pa bërë me dije një adresë të re.Pas shumë kërkimesh, gazetarja e ?Stop?, mundi të gjejë zyrat e ?Minerva Grup? në zonën e ?Don Bosko?-s.Punonjësja e zyrës thotë, se procedura e Ermirit është në proces, sepse Ambasada Gjermane nuk ka njoftuar ende për vizë. Ermirit nuk i është komunikuar asgjë dhe vetëm me ndërhyrjen e emisionit ?Stop? ai u vu sërish në kontakt me ?Minerva Grup?, për të vijuar procedurën.

Recommended