I dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, Gjykata e Vlorës jep 10 vite burg

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 10 vite burgim, Tesilvian Bashon, i njohur edhe edhe si Tesi Basho, i arrestuar në tetor të vitit 2019 në Selenicë, ndërsa ishte një prej njerëzve më të kërkuar në Itali ku është i dënuar me burgim të përjetshëm,

Ai është shpallur fajtor nga Gjykata për ?Mbajtjes pa lejë të armëve?, ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?, ?Falsifikim të pasaportës? si dhe ?Kultivim të lëndëve narkotike?.

Basho e ka apeluar vendimin, duke kërkuar uljen e tij, por edhe Gjykata e Shkallës së Dytë ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite burg.

Paralelisht ai ka edhe dy dosje të tjera që po shqyrtohen në Gjykatë.

E para ka të bëjë me gjobëvënien 100 mijë euro ndaj një biznesmeni, për të cilën akuzohet edhe vëllai i tij Satiljano Basho.

Ndërkohë në gjykatat shqiptare pritet të shqyrtohet edhe njohja e një vendimi të drejtësisë italiane që e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm për eksekutimin e dy prostitutave.

Ai kishte arritur të arratiset nga Italia dhe ishte strehuar në Selenicë, ku ka vazhduar veprimtarinë kriminale me emrin e rremë Thanas Lame

Gjatë operacionit që çoi në pranga të shumëkërkuarin u sekuestruan dy automatikë, pistoletë ?Glock?, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash, një pasaporte false dhe disa fidanë cannabis-stativa.

Arratisja spektakolare nga burgu italian:

I konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë, Basho është dënuar në Itali me burgim të përjetshëm nën akuzën e vrasjes së dy prostitutave në Torino, njërën prej të cilave e shfrytëzonte vetë.

Ai u arrestua në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që ?shkundi? Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratisja nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. /A.R, OraNews

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/i-denuar-me-burgim-te-perjetshem-ne-itali-gjykata-e-vlores-jep-10-vite-burg-per-te-fortin-e-selenices/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended