Burgim perjete per "Gaxhain e Vlores" (24 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Gjykata e Faktit Durrës dënoi sot me burgim të përjetshëm Gazmend Brrakën i njohur me pseudonimin "Gaxhai i Vlorës" dhe shokun e tij Viktor Ymeri. Trupi gjykues i drejtuar nga Rexhep Bekteshi e shpalli këtë vendim duke e lenë bë fuqi kërkesën e prokurorit Kosta Basha të bërë gjatë pretencës.
Gazmend Brraka dhe Viktor Ymeri u shpallën fajtor të vrasjes me paramendim të Ilir Xhungës dhe Arben Pajës në kushte të rënduara në bashkëpunim, për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të dokumentave të falsifikuara. Para dhënies së vendimit, avokati Gaxhait ka bërë mbrojtjen e klientit të tij. Edhe pse me masa të forta sigurie Brraka ka kërcënuar trupin gjykues dhe prokurorin e çeshtjes për dënimin e përjetshëm dhënë ndaj tij./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended