Report TV - I dënuar për drogë dhe prostitucion/ Gjykata vendos ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali
  • 5 years ago
Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin me kusht të Ilir Bajrit drejt Italisë. Kjo për shkak se Bajri ka të regjistruar një procedim penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në këto kushte, Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes.

Burimet bëjne me dije se vetë Bajri dhe avokati i tij mbrojtës Arbër Hoxha, kanë kërkuar rrëzimin e kërkeses, ku edhe do të bëjnë ankim pranë Gjykatës së Apelit Shkodër brenda afatit ligjor.

Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit ?Oaz? që goditi grupin ?Bajri? në shtator të 2018-ës.

Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën ?trafik narkotikësh? dhe ?shfrytëzim prostitucioni?.
Recommended