Report TV -Mister në burgun e Peqinit, vdes Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm
  • 4 years ago
PEQIN- Andon Mëhillaj i dënuar me burgim të përjetshëm, ka ndërruar jetë. Ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Peqin, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka pësuar një atak kardiak. Ndërkohë teksa transportohej drejt spitalit të burgut të Tiranës ka gjetur vdekjen. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Andon Mëhillaj, 45 vjeç, vuante dënimin i vetëm në një qeli të sigurisë së lartë për shkak të dënimit me burgim të përjetshëm. Dyshohet se ka qenë një nga gardianët e burgut të Peqinit që e ka gjetur fillimisht brenda qelisë pa ndenja Andon Mëhillajn më pas ai ka humbur jetën në tentativë për tu transportuar drejt spitalit të burgut në kryeqytet.
Recommended