Top News - Merkel e shqetësuar/ Masa më të ashpra kundër covid
  • 3 years ago
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të kërkojë që 16 landet e Gjermanisë të bien dakord për masa më të ashpra kundër pandemisë, nëse rriten rastet e infektimeve me koronavirus. Merkel ka në plan të diskutojë që masat të përfshijnë mbajtjen e maskave dhe ndalimin e alkoholit, në mënyrë që autoritetet të mos detyrohen të bllokojnë gjithë Gjermaninë, si në muajin mars. "Qëllimi kryesor duhet të jetë mbajtja hapur e shkollave dhe mjediseve të kujdesit për fëmijët, si dhe funksionimi i vazhdueshëm i ekonomisë pas kufizimeve në fillim të këtij viti dhe në verë", thuhet në një dokument të qeverisë gjermane të cilin e ka parë agjencia AFP. Por, përpara takimit, disa udhëheqës rajonal kanë shprehur kundërshtim ndaj ashpërsimit të masave. Kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer, insiston se rregullat më të rrepta kanë kuptim vetëm në ato vende ku numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm. Kancelarja gjermane pritet t`i nxisë liderët rajonal të bien dakord për vendosjen e një tavani për numrin e njerëzve që mund të grumbullohen në tubime, nëse gjatë shtatë ditëve shkalla e infeksionit do të ngrihej mbi pragun e 35 rasteve të reja për 100,000 banorë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Merkel#TopChannel
Recommended