Masa me te ashpra per abuzimet ne administrate

  • 5 years ago
Qeveria është duke përgatitur disa ndryshime ligjore që parashikojnë shtrëngim të masave të marra për punonjësit e administratës që abuzojnë me detyrën.

Në takimin e përjavshëm me kordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, Kryeministri bën dhe urimin për festën e 7 Marsit, ndërsa rendit të gjitha hapat që qeveria e tij ka marrë për të punësuar mësuesit vetëm në bazë të meritës.

"Një moment i veçantë i kushtohet mësuesve. Ne jemi në ditën e mësuesit dhe më vjen mirë të vë në pah se edhe pse ka ende shumë për të bërë për shkollën, për mësuesit, sot kemi konsoliduar falë një tjetër platforme, portalit për mesuesit, meritokracinë në sistemin e përzgjedhjes së mësuesve. Ishte pak vite përpara koha kur mësuesit ishin kthyer mish për top, pushoheshin nga puna apo merreshin në punë sipas tekave të partive politike. Dhe qysh prej fillimit të punës me portalit ne sot kemi 4 mijë mësues të rekrutuar në bazë të meritës, të rekrutuar nga klasifikimi i pikëve të marra në portal. Është një ndryshim i madh i sistemit të mësuesisë në Shqipëri, ashtu sikundër nuk është vetëm rekrutimit, por është ndaluar korrupsioni edhe në sistemin e trajnimeve. Janë kryer trajnime falas të të gjithë mësuesve sipas nevojave dhe modulet janë hartuar me standarde profesionale. Këtë vit kemi 983 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta. Pagat e mësuesve janë rritur me 22% dhe po ashtu është çelur një fazë e re për studentët e mësuesisë që ka tani më kritere të forta dhe ka edhe bursë mbështetëse për ata që janë me nota më të larta".

Me kërkesë të shoqatës së mësuesve, Kryeministri premton që çdo mesuesi që ka dhënë kontributin e tij në sistemin arsimor e që aktualisht është në pension, do t'ju shpërndahen certifikata mirënjohje.

Tv Klan

Recommended