Mjekja shqiptare në Bruksel: Jam shumë e shqetësuar me rritjen e rasteve të Covid në Shqipëri
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Mjekja, Valbona Selimaj, e sheh me shumë shqetësim valën e dytë të Covid që ka përfshirë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Në një lidhje me skype për Ora News nga Brukseli, Selimaj thotë se Shqipëria ishte një histori suksesi në përballimin e fazës së parë të pandemisë, ndaj dhe duhet të kemi kujdes të shtuar për të mos kolapsuar sistemin shëndetësor që më pas do të vështirësonte menaxhimin e krizës.

Selimaj: Jam shumë e shqetësuar si mjeke me rritjen e numrit të rasteve të reja në Shqipëri. Pothuajse në shumicën e vendeve të Ballkanit ka një rritje drastike të rasteve. Kjo do të thotë se heqja e karantinës nuk po funksionon në mënyrë korrekte. Një person i infektuar mund të infektojë 10-30 të tjerë. Nëse numri do të vazhdojë në rritet në këtë mënyrë sistemi shëndetësor do të kolapsohet dhe do ta kemi shumë të vështirë të përballojmë krizën.

Edhe pse në masë të madhe patëm infektim të bluzave të bardha, Selimaj thotë se janë qytetarët që kanë ulur vigjilencën me daljen nga izolimi dhe jo mjekët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mjekja-shqiptare-ne-bruksel-jam-shume-e-shqetesuar-me-rritjen-e-rasteve-te-covid-ne-shqiperi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended