Drejtoria e përgjithshme,masa disiplinore ndaj policëve që nuk zbatojnë aktet normative kundër COVID

  • 4 years ago
TIRANE-Aida Hajnaj, zv/drejtoresha e policisë së shtetit kërkon që të shtohen kontrollet për qytetarët dhe bizneset që nuk zbatojnë rregullat dhe të vendosen masa ndëshkuese për policët që nuk kanë zbatuar aktin normativ mbi COVID-in.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar shkresën që u ka dërguar vartësve, drejtorive të policive, komisariateve dhe strukturave të tjera. Në shkresë Hajnaj thotë se ka pasur pak kontrolle dhe janë vendosur numër i ulët i gjobave ndaj bizneseve dhe nuk janë arkëtuar lekët për masat e vendosura më herët.

Recommended