Top News - Zgjedhjet e 25 prillit/ PS, Rama mbledh shtabin elektoral
  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një mbledhje në selinë e PS, e cila është e katërta në harkun e një muaji dhe ashtu sikurse është paralajmëruar, do të zhvillohet cdo të hënë.
Kryesocialisti ka mbledhur shtabin drejtues të fushatës elektorale, për të diskutuar nisjen e fushatës, përzgjedhjen e kandidatëve, defektet dhe cfarë ka mbetur nga premtimet e 2017 e që kanë ndikim në elektorat.

Në takim përvec disa deputetëve marrin pjesë edhe koordinatorët e përzgjedhur si drejtuesit politikë në disa qarqe të vendit. Në mbledhjen e javës së kaluar shtabit elektoral iu bashkua edhe Ardian Cela i ngarkuar për të ndjekur fushatën elektorale në Durrës.

Ndërkohë, pritet që javën në vijim të shoqërohen me të tjera zhvillime brenda partisë socialiste. Ndërsa në kampin opozitar, anëtarësia voton për kandidatët potencialë që do të jenë në listat për deputetë në zgjedhjet elektorale të 25 prillit të vitit të ardhshëm.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#ArdianÇela#TopChannel
Recommended