Rama mbledh shtabin e emergjencave
  • 5 years ago
?Qëndroni pranë banorëve që kane nevojë?

Një ditë pas tërmeteve të forta që shkaktuan jo vetëm dëme por edhe panik tek qytetarët e qarqeve të Durrësit e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal të strukturave shtetërore. I prerë në takimin me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Brendshme, Forcave të Armatosura dhe prefektët për situatën, kryeministri la tre detyra për tu përmbushur deri mbrëmjen e së dielës, ku Durrësi do të jetë fokusi kryesor, për shkak edhe të situatës së rënduar në këtë qytet.

Kështu që, gjëja e parë që unë do të kërkoja është që të gjithë ju, edhe prefektët e ardhur nga qarqet e tjera, bashkërisht spostoheni menjëherë në Durrës, me një synim që çdo familje që hyn në rrethin e parë të stresit dhe që dje ka qëndruar jashtë, të kontaktohet. Pra mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura, të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të kontaktohet për të dëgjuar dhe për t?u dëgjuar. Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të policisë së shtetit, bashkë me struktura të pushtetit vendor, të organizohen dhe të shpërndahen me destinacione konkrete që të mos i shkohet 3 herë një familjeje dhe asnjëherë një tjetre. Brenda ditës së sotme, para se të vijë nata, duhen kontaktuar të gjithë, sy më sy. Do të angazhohen edhe deputetët, do të angazhohen edhe ministrat, sepse është një moment psikologjik që kapërcehet me komunikim dhe praninë e të tjerëve. E dyta, prefekt mbrëmë jam marrë unë me dritat e stadiumit, kjo nuk duhet të jetë, njerëzit kishin sallë tek stadiumi. Gjëja me e thjeshtë është tu hapej stadiumi me drita. Sot të hapet dhe i pajisur për mbrëmje me të gjithë pajisjet. Janë 700 shtretër në kovalishencë në dispozicion?duhet t?u ofrojmë të gjithëve stadiumin e hapur e të ndriçuar. Duhet të ketë në dispozicion autobus për t?i shoqëruar. E fundit që kam është pjesa e identifikimit të dëmeve të brendshme materiale. Ata që janë dëmtuar duhet të jenë të sigurt se nuk do të harrohen. Duhet një inventar i saktë.?

Kreu i qeverisë kërkoi që të sqarohet çdo detaj në mënyrë që të shmanget paniku tek ata banorë, ndërtesat apo pallatet e të cilave kanë pësuar krisje apo çarje duke sjellë në vëmendje edhe godinën e kryeministrisë.

?Plasaritjet nuk duhet t?i shqetësojnë. Çarjet e pallateve duhet parë, është fuga sizmike, p.sh. tek kryeministria midis korpusit qendror dhe korpusit të ri të ish-ministrisë së Financave, ka një spostim, është fuga sizmike që ka funksionuar, sepse ka krijuar amortizimin. Pra nuk është një çarje shqetësuese për të ardhmen e godinës. Por nuk do të thotë se janë të gjitha kështu, mund të ketë raste ku ka çarje të strukturës, dhe aty duhet të parandalojmë rrezikun. Është shumë e rëndësishme që çdo plasaritje të inspektohet në mënyrë profesionale, sepse mund të jetë reagimi i fugës sizmike, por mund të jetë edhe një cenim strukturor që e bën të rrezikshme godinën.?

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se për qytetarët sot do të jenë të hapura edhe shtëpitë e pushimit dhe ...
Recommended