Korçë/ Prefekti mbledh shtabin e emergjencave: Shtëpitë rrezikojnë shembjen
  • 5 years ago
PPrefekti Dhori Spirollari ka mbledhur shtabin e emergjencës pas situatës së krijuar nga tërmetet e njëpasnjëshme që prekën Korçën përgjatë ditës së sotme.

Sipas prefektit banorët nuk do lejohen të hyjnë në banesa e tyre, pasi një pjesë e tyre janë kthyer në të pabanueshme.

Banorët do të sistemohen nëpër çadra, ndërkohë që do shpërndahen ushqime në fshatrat Floq, Qafzezë dhe Vidohovë.Kompanitë private, gjithashtu janë ofruar paketa ushqimore.

Drejtori i Përgjithshëm i emergjencave civile Haki Cako dhe zv. ministri Petro Koçi janë nisur drejt Korçës.
Recommended