Porositë për Zgjedhjet, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Elbasan! Shtyhet Asambleja e Përgjithshme

  • 3 years ago
TIRANË- Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore. Pas takimit me grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e së enjtes kryetarët e bashkive.

Takimi pritet të zhvillohet sërish në qytetin e Elbasanit ndërkohë në fokus të takimit do të jenë porositë për kryebashkiakët socialistë për të siguruar votat e mjaftueshme për një mandat të tretë për Partinë Socialiste. Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të PS-së. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se Asambleja ishte parashikuar që të mbahej në datën 4 shtator, por ajo është shtyrë. Si data paraprake është caktuar fillimisht 11 shtatori.Megjithatë, referuar të njëjtave burimeve, nuk përjashtohet mundësia që të ndryshohet sërish datat, për shkak se ka ngecur puna se nuk është gjetur një zgjidhje për të bërë organizimin duke masat anti COVID. Skenari që po diskutohet është zhvillimi i takimeve në tre qytete kryesore, Shkodër për veriun, Fier për jugun dhe do të lidhen online me Tiranën ku do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama. Megjithatë, kjo është në diskutime e sipër.

Recommended