Report TV -Rama sërish në Vlorë, mbledh strukturat buzë detit në Zvërnec, jep porositë për zgjedhjet

  • 4 years ago
?Takoni qytetarët dhe zgjidhni çdo hall të tyre. Fushatë derë më derë dhe në çdo zonë të vendit?. Kjo është porosia që kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama u ka dhënë sot drejtuesve të Partisë Socialiste në Vlorë si dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të këtij qyteti.

Kryeministri zhvilloi një mbledhje buzë detit në Zvërnec larg syve të medias, ku dha porosi për të gjithë drejtuesit e partisë dhe jo vetëm për Vlorën.Kryefjala e takimit është mobilizimi i të gjithëve për fushatën elektorale.

Burimet bëjnë të ditur se kreu i PS ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat, ndërsa tha se fushata elektorale do të jetë e fortë dhe se në garë do të jenë të gjitha partitë politike. Ai ka thënë se s?do ketë tolerime për askënd, dhe se të gjithë duhet të zbresin në terren dhe të kenë takime të drejtpërdrejta me qytetarët.

Recommended