Top News - Tiranë, Këshilli bashkiak/ Rindërtimi i pallateve, nis procesi
  • 3 years ago
Këshilli Bashkiak i Tiranës i hap rrugën procesit të ndërtimit të pallateve të reja, në dy lagjet e reja në kryeqytet, në Kombinat dhe zonën e ?5 Majit?, ku do të strehohen të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave janë shpallur të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, anëtarët shqyrtuan projektvendimin për prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat inxhinierët dhe ekspertët e ndërtimit i kanë cilësuar si të parikonstruktueshëm ose që e tejkalojnë vlerën 70% të rikonstruktimit e sipas ligjit, duhet të ndërtohen nga e para.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se me mbylljen e ciklit të kompensimeve dhe të rindërtimit të banesave të dëmtuara gjatë tërmetit të 21 shtatorit 2019, fokusi është te lagjet e reja dhe ndërtimi i pallateve të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas tij, për pallatet e dëmtuara, ligji thotë se nëse kostoja e rikonstruksionit të tyre kushton më shumë se 70% e kostos së rindërtimit, duhet bërë nga e para.

?Nëse kostoja për të riparuar një pallat ?të kohës së xhaxhit?, të bërë me punë vullnetare nga njerëz që nuk kanë qenë ndërtues, me materiale të varfra, me dije dhe njohuri e teknika të varfra, shkon mbi 70%, duhet rindërtuar. Pra, ky pallat kushton më lirë ta bësh nga e para sesa ta riparosh. Dua të siguroj se çdo banor i këtyre pallateve do vazhdojë të marrë bonusin e qerasë deri ditën që do marrë çelësat e apartamentit të ri në dorë. Apartamenti i ri do të këtë një vlerë shumë më të madhe në treg se ai që kishin, dhe për sa kohë që merr diçka më të mirë e më të fortë për 100 vitet e ardhshme, bësoj se kjo është një formulë me vlerë, më shumë se çdo improvizim tjetër apo spekulim?, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se procedura ka qenë transparente, ku inxhinierët, strukturalistët, arkitektët kanë venë firmën e tyre dhe janë përgjegjës përpara ligjit për të gjitha studimet që kanë bërë për këto pallate. Ai shtoi se Bashkia e Tiranës ka mbyllur ciklin e kompensimeve dhe të rindërtimit për 65 banesat dhe 1860 pagesat cash për tërmetin e 21 shtatorit.
?Deri tani kemi kaluar afërsisht 6061 pagesa për dëmet DS1, DS2, DS3. Partia Demokratike ka bashkëpunuar vetëm me 6 spekulantë. Për të gjithë qytetarët që mërziten u them, mos u mërzisni! Fakti që kemi spekulime vetëm 1 në 1000, do të thotë se 999 të tjerët ose në total nga 6000, 5994 qytetarë janë shpërblyer, janë mirënjohës, u thonë faleminderit atyre që i kanë ndihmuar dhe nuk bëhen palë me parti të falimentuara moralisht, që si hiena mundohen të gjejnë e të bashkëpunojnë me spekulantë për të kërkuar më shumë se ç?u takon apo për të gënjyer që s?i kanë marrë këto pagesa. Të gjitha pagesat janë të dokumentuara?, tha Veliaj.
Më tej, kryebashkiaku dha lajmin e mirë për ndërtimin e 10 parkingjeve të reja rezidenciale, që do t?i shtohen kryeqytetit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj ësht...
Recommended