Ora News – Veliaj: Në vjeshtë nis procesi për zgjedhjen e administratorëve të pallateve

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projekti i përzgjedhjes së administratorëve për 5 000 pallate në kryeqytet do të nisë në fillim të vjeshtës dhe do të zgjasë një vit. Kryetari i Bashksë së Tiranës, Erion Veliaj, duke shpjeguar procedurën e përzgjedhjes, tha se administratorët do t?ju japin zgjidhje problemeve të banorëve.
Veliaj: Ne do të fillojmë një proces duke filluar nga kjo vjeshtë, ku në çdo pallat bashkia do bëjë njoftimin, të gjithë banorët e atij pallati janë anëtarë të asamblesë. Kush paraqitet si anëtar të parlamentit votojnë kryesinë 3-5 veta. Kjo kryesi mandatohet nga banorët që të lidhi kontrata të intervistojë të caktojë çmimet, tarifën që paguan secili dhe të cakotjë një administrator.
Kryetari Veliaj njoftoi gjithashtu edhe nisjen e një tjetër projekti vitin e ardhshëm që do të realizohet me ndihmën e administratorëve. Bashkia synon t?i japë përparësi rikonstruksioni të pallateve apo ndërtimit të lulishteve, bashkarisht me kontributin e banorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-ne-vjeshte-nis-procesi-per-zgjedhjen-e-administratoreve-te-pallateve/

Recommended