Veliaj premton regjistrim të gjithë pallateve deri në fund të mandatit- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemi i pallateve të pahipotekuara në kryeqytet ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ndanë çertifikatat e pronësisë për 1352 familje e cila përkthehet në 140 milionë $ që çlirohen në ekonominë e qytetit si pasuri të vlefshme për kolateral. Veliaj premtoi se deri në fund të mandatit do jepet një zgjidhje për të gjitha pallatet e pahipotekuara ndërsa Ministri i Drejtesisë garantoi më shumë përpjekje për ti dhënë zgjidhje problemeve të mbartura të pronesisë.
Tirane- Prej kohësh kryeqyteti vuan kaosin e problematikave me dokumentacionet e pronësisë në pallatet e pahipotekuara të përllogaritura në një vlerë prej 3 miliard dollarë që nuk mund të shfrytëzohen si kolateral për bankat.
Kësaj situatë i vjen në ndihmë hapi i parë i bashkisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrave të regjistrimit të pasurisë pasi mbi 1352 familje përfituan certifikatën e pronësisë.
Erion Veliaj: ?Me 14 pallatet e para që zhbllokohen sot për hipotekë, në 1352 familje që sot do shkojnë në gjumë me një hall më pak. Ne kemi çliruar 140 milionë dollarë në ekonominë e qytetit të Tiranës të cilët mund të përdoren nga secili për tu kredituar në bankë apo për çdo sipërmarrje tjetër. Dua të falenderoj shumë mikun tim Ylli Manjanin pa vullnetin e së cilit kjo do të ishte e pamundur?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-premton-regjistrim-te-gjithe-pallateve-deri-ne-fund-te-mandatit/

Recommended