Nis rindertimi i pallateve te demtuara ne zonën e plazhit

  • 4 years ago
Pas verifikimeve të pallateve që u prekën nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës, bashkia e këtij qyteti ka dhënë 13 leje për të nisur nga puna me pallatet e dëmtuara që kanë nevojë për përforcim strukturor dhe meremetim tërësor të muraturës. Gjatë inspektimit të punimeve kryeministri Rama ka kërkuar standarde dhe cilësi në punimet që po kryhen me fondet e ndërtuesve.
Ky pallat në zonën e plazhit në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit ka nisur të rikonstruktohet.
E gjithë puna për përforcimin strukturor dhe meremetimin tërësor të muraturave të dëmtuara do të bëhet nga vetë ndërtuesit,mbi bazën e projekteve të miratuara mbi standartet e Eurocod-it.
?Përforcojmë kolonat që objekti të dalë sa më mirë, kemi bërë ashensorët, kemi veshur kolonat që objekti të jetë sa më i fortë, sa më i qëndrueshëm, të mos mendojmë asnjëherë për ndonjë rrezik?.
Për të parë nga afër punën e nisur nga ekipet e ndërtimit në këtë pallat në të cilin përpara tërmetit banonin 40 familje, ishte edhe kryeministri Rama.
?Më shumë ka rëndësi që ta shohin dhe njerëzit që presin të hyjnë në këto godina si bëhet kjo punë dhe pse këto godina dalin më të forta pas tërmetit dhe s?kanë asnjë rrezik pas tërmetit, është shumë e rëndësishme dhe nga ana psikologjike se edhe unë po të isha, edhe ju po të ishit nuk mund të fusnit familjen në një shtëpi ku mendon se do këputen kolonat?.
Në bashkinë e Durrësit numri i pallateve të dëmtuara në shkallën ds3 që parashikon nevojën për përforcim strukturor dhe meremetim të tërësor të mureve të dëmtuara janë 153, nga katër deri mbi dhjetë kate. Deri më tani kjo bashki ka dhënë 13 leje nga 39 aplikime për rikonstruksionin e tyre.

Recommended