Ora News - Aksident në Ersekë: Makina bie nga ura, 4 të plagosur
  • 3 years ago
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në rrugën e Barmashit në Ersekë.

Nga informacionet e para mësohet se një mjet ka rënë nga ura.

?Më datë 25.09.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të fshatit Barmash, shtetasi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip ?Subaru?, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga?, informon policia.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur 2 ambulanca, të cilat kanë nxjerrë të plagosurit nga mjeti.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht shtetasit G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec, të cilët u dërguan në Spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur 2 ambulanca, të cilat kanë nxjerrë të plagosurit nga mjeti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Recommended