Ndryshon vendi i qendrimit te furgonave per udhetaret, shoferet ne proteste (25 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Prej 6 vitesh, furgonat e linjave të largëta kanë parkuar këtu, pranë sallës së Kuvendit. Ata thonë se kanë licensën si taksi, targat e veta dhe kanë paguar tatimet përkatëse, por prej disa ditësh ata janë përzënë dhe janë gjobitur kur kanë shkuar tek stacioni i zakonshëm. Policia Rrugore, përveç gjobave dhe heqjes së targave, një pjesë të furgonëve i ka shpërngulur dhe pa dijeninë e pronarëve. Drejtori i Policisë së Qarkullimit të Tiranës, Luan Shehu, shpjegon se kjo fushatë ka nisur me një urdhër të Ministrisë së Transporteve e cila kërkon largimin e furgonëve për të lehtësuar trafikun në kryeqytet.
Shehu shton se është caktuar Zogu i Zi si stacion i përkohshëm për ta. Ndërsa shoferët ende nuk dinë gjë dhe se bashkia duhet t'ua përcaktojë menjëherë vendin pasi kjo gjë do të sillte shqetësime. Nënkryetari i Bashkisë Bledi Gonxhe sqaron se nuk ka strukturë për stacionin në Tiranë.
"Janë caktuar nga Bashkia e Tiranës në struktura përkatëse të gjitha pikat e qëndrimit për furgonët. Ka një problem sepse këto pika qëndrimi quhen stacione dhe këta shoferë kërkojnë që t'i përdorin si stacione. Për këtë arsye ne mendojmë që ky problem nuk mund të zgjidhet dot sot dhe për këtë arsye sot me një shkresë do t'i drejtohemi Policisë së Tiranës dhe asaj të Qarkullimit Rrugor që nëse brenda ligjeve të krijojmë një fazë ku të jemi më tolerantë derisa Bashkia e Tiranës t'i propozojë zgjidhjen përfundimtare të stacioneve të autobusëve dhe të pikave ku do të ndalojnë furgonët."
Sa të gjendet zgjidhja apo të merret vesh stacioni i përkohshëm, furgonat ose janë mbyllur në parking ose vazhdojnë të sfidojnë frikën e të punojnë fshehtas policisë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended