Korçë-Kukës, shoferët e furgonave në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoferët e furgonave 8 plus 1 në Korçë, shprehen kundër qëndrimit të kryeministrit Rama në parlament për debatin e ditëve të fundit për transportin ndërqytetas. Edmond Hasa, një nga shoferët e furgonave të Korçës thotë se nuk mund të përballohen shpenzimet në qoftë nga Korça udhëton me pasagjerë dhe kthehet bosh nga Tirana. Nga ana tjetër një grup shoferësh të furgonavë të Korçës, në bashkëpunim me ata të Pogradecit, kanë dalë në vendin e quajtur "Lapidari" në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke mos lejuar lëvizjen e shoferëve të furgonave me targa të bardha. Në kushtet kur këta shoferë nuk ndalohen nga policia, tha kryetari i Sindikatës së furgonave Petrit Hoxha, jemi ne të detyruar t'i ndalojmë këta shoferë me të cilët në të shumtën e rasteve kemi pasur edhe debate Protesta e paralajmëruar e shoferëve dhe drejtuesve të furgonëve të Kukësit, sot është shpërngulur nga sheshi para bashkisë në autostradën e Kombit, e cila është bllokuar për një orë në njërën anë të saj, ndërsa kanë paralajmëruar se nesër do të bllokojnë tërësisht rrugën dhe do ta përshkallëzojnë protestën deri në grevë urie. Drejtuesit e furgonëve të linjave Kukës-Tiranë, Kukës-Krumë, Kukës-Prizren, thonë se në këto zona shërbimi me autobus është shumë i reduktuar. Sipas tyre, autobusët nuk plotësojnë as 20 % të nevojave të transportit të udhëtarëve. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, policia ka njoftuar se janë kontrolluar 80 automjete tip furgon në këto linja dhe janë bllokuar tre prej tyre, si dhe janë vënë 90 gjoba.