Top News - Në moshën 86 vjeçare/ Sofia Loren i kthehet kinemasë

  • 3 years ago
Sofia Loren do të rikthehet në kinema pas 11 vitesh mungesë. Loren, tani 86 vjec, do të shfaqet në dramën e pritshme të Netflix, The Life Ahead (Jeta perpara) që drejtohet nga i biri, Edoardo Ponti. Në film, Loren luan Madame Rozën, një hebreje që i mbijetoi holokaustit që ndihmon në rritjen e fëmijëve të një prostitute të vdekur, me të cilën ajo dikur ishte endur rrugëve. Ajo më pas lidh një miqësi të fortë me momon, një senegalez 12 vjecar, jetim, që përpiqet ti vjedhë asaj shandanët. Ky do të jetë adaptimi i dytë i novelës së Romain Gary, pas një filmi të 1977 që mori emrin e karakterit kryesor, në të cilin luante Simone Signoret. Pas premierës në Romë, në tetor, filmi do të mund të shihet në Netflix një muaj më vonë. Loren ka fituar oskarin e parë në 1961 për rolin në filmin Tëo Ëomen, ndërsa të dytin, në 1991, një oskar nderi për një karrierë të pasur me performanca të paharrueshme që i ka shtuar shkëlqim të përhershëm formës sonë të artit ? thuhej në motivim. Aktorja thotë se ajo rrëmbeu shansin për të luajtur rolin në filmin e të birit, pasi ajo i kujtonte nënën e saj. Sofia loren ka punuar me të birin dhe dy herë të tjera më parë, hera e fundit ishte në 2002 me Betëeen Strangers. Edoardo Ponti, 46 vjecar, është fëmija i dytë i aktores me regjisorin Carlo Ponti, me të cilin ajo ishte e martuar që nga 1966 e deri në vdekjen e tij.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SofiaLoren#Netflix#TopChannel

Recommended