Ora News - Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare profesori dhe politikani Sabit Brokaj

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur si pasojë e një ataku kardiak një prej themeluesve të Partisë Socialiste dhe mjeku I njohur Sabit Brokaj. Një prej zërave kritikë të socialistëve, Brokaj është vlerësuar nga Presidenti Meta, kreu I Kuvendit Ruçi, por edhe bashkëpunëtorë të tij si një ndër politikanët më parimorë të vendit.

Ironia e fatit deshi që mjekut kardiolog t?I merrte jetën pikërisht një atak kardiak. Sabit Brokaj, I njohur nga të gjithë si profesori, që prej themelimit të Partisë Socialiste është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në moshën 78 vjeçare.

Sabit Brokaj ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991 dhe ka qenë një nga themeluesit e Partisë Socialiste. Më pas ai ka mbajtur postin e Ministrit të Shëndetësisë në vitin 1991 , ndërsa në vitet më kritike për vendin 1997-1999 ai ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes .

Brokaj njihet edhe si një nga protagonistët e zërat kritikë brenda Partisë Socialiste. Ai do ta linte partinë, në momentin që një grup socialistësh me Ilir Metën në krye vendosën të krijojnë një parti të re Lëvizjen Socialiste për Integrim. Më pas ai pati sërish një rikthim në PS, pasi la mandatin e deputetit të LSI-së për shkak të koalicionit që kjo e fundit bëri me PD-në. Në atë kohë Brokaj ishte pjesë e Këshillit të të urtëve, një strukturë këshillimore, që Edi Rama ngriti atëhere në opozitë me figurat më të shquara socialiste.

Brokaj mbante gradën profesor doktor, i specializuar në fushën e kardiologjisë. Ndër vite ai ka qenë edhe pedagog i jashtëm në Fakultetin e mjekësisë.

Ai studioi kardiologji në Francë dhe gjatë kësaj periudhe Brokaj ishte një nga mjekët personalë të diktatorit Enver Hoxha.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ndahet-nga-jeta-ne-moshen-78-vjecare-profesor-sabit-brokaj/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended