Report TV - Shuhet në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo
  • 4 years ago
TIRANE-Arkitekti Maks Velo është shuar në moshën 84-vjeçare. Prej një muaj ai gjendej i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? pasi vuante nga anemia e theksuar. Velo jetonte vetëm me motrën, për të cilën kujdesej, pasi ishte në pamundësi fizike. Ceremoninë mortore për përcjelljen e Velos në banesën e fundit do ta bëjë bashkia e Tiranës.

Maks Velo (1935-2020) u lind në Paris. Por, gjithë jetën punoi në vendin e tij. Emri i tij shënohet në listën e artistëve që do të goditeshin më 1973, pas Pleniumit IV të Partisë së Punës. Një ?dasmë gjaku? që filloi me ?të ngremë lart frymën revolucionare dhe në art? dhe u mbyll me internime, burgime në tunele minerale, pushkatime, apo trauma të forta.Maks Velo, ishte arkitekt në profesion, në të njëjtën kohë piktor dhe artist, anëtar i ish- Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, pas shenjës së Plenumit, dënohet më 1978, sepse: vepra e tij ?inspirohet nga Modigliani, Braque dhe Picasso, duke iu kundërvënë metodës së realizmit socialist?.

Pra i burgosur politik për artin dhe idetë, sepse nuk bënte art politik, nuk mendonte politikisht siç bëhej në Shqipërinë Komuniste. Tablotë i digjen. Vizatimet e arkitekturës e të portreteve, vizatimet abstrakte që fillojnë në vitin 1964, po ashtu dhe shumë punë në vaj e pastel të viteve 1960-?70 janë dëshmi e lëvrimit në fshehtësi të artit abstrakt e surrealist në Shqipëri.
Recommended