Ora News - Shuhet në moshën 72-vjeçare akademiku Gudar Beqiraj
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Akademiku i njohur Gudar Beqiraj u nda sot nga jeta në moshën 72-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur, Vasil Tole nënkryetari i Akademisë së Shkencave, i cili thotë se familja humbi njeriun e saj të shtrenjt, ndërsa Akademia, akademikun e përkushtuar.

Për ironi, akademiku Beqiraj u nda nga jeta, pikërisht ditën e tij të lindjes.

"Sot u nda nga ne miku dhe akademiku Gudar Beqiraj!

Zgjodhi të ikte në ditën që lindi, si për ta kujtuar vetëm 1 herë në gëzim, e jo ndryshe!

I paharruar do të jesh miku ynë, që e filloje ditën me fjalët: "Ç'farë të mire do të bëjmë sot"?

Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, bota e sportit shqiptar një sportist dhe dashamirës të madh të saj, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!", shkruan Tole në Facebook.

Për humbjen e akdemikut Beqiraj ka reaguar Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ndarja nga jeta e Gudar Beqirajt, është një lajm që trishton të gjithë botën akademike, si edhe për botën e sportit,veçanërisht atë të peshënfritjes ku ai ishte i lidhur që në rininë e tij të hershme.

Në fun, presidenti thotë se edhe ai humbi një mik të vjetër dhe me zemër të madhe.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shuhet-ne-moshen-72-vjecare-akademiku-gudar-beqiraj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended