Report TV -Kovaçi duarartë nga Fieri që modifikoi lopatën në moshën 12-vjeçare: Rridhnin duart gjak

  • 4 years ago
Hasan Arapi nga Fieri që në moshën ka 12-vjeçare ka punuar si kovaç.

Me mjeshtërinë dhe përkushtimin e tij ka modifikuar shumë vegla bujqësore dhe industriale duke i bërë ato më funksionale.82-vjeçari tregon sesi arriti që ta bëjë lopatën më praktike për punëtorët e ndërtimit në vitin 1950.

Mjeshtëritë e Hasanit nuk kanë të sosur, 82 vjeçari ka dhënë mësim në shkollën industriale të Fierit si dhe ka krijuar bandën muzikore në këtë qytet.

Hasani njihet nga qytetarët fierakë por edhe në zonat përreth si 'kovaçi duarartë' që me mjeshtërinë e tij ka modifikuar shumë vegla bujqësore dhe industriale duke i bërë ato më funksionale.

Kur ishte vetëm 12 vjeç, rreth viteve 1950 Hasani tregon që ka modifikuar lopatën, punimin e parë të cilin e ruan me fanatizëm edhe sot në çantën që qendron në ndenjësen e biçikletës së tij të vjetër.

Ai tregon me detaje sesi arriti që ta bëjë lopatën më praktike për punëtorët e ndërtimit në vitin 1950.

"U bë në vitet '50 për ndërtimin e vendit, por ustallarët tanë e bënin lopatën 4 mm të trashë dhe më të rëndë.

Në moshë të vogël unë mendova të bëja lopatën 2 mm dhe e prodhova.

I palosa buzët komplet lopatës që mos të këputet. Tashmë akoma ekziston kjo lopatë në duart e mia", tha Hasani.

Punimet e tij artizanale kanë qenë të shumta, 82 vjeçari thotë se ka arritur të prodhojë dhe sustën për sondën e parë shqiptare.

Recommended