Top News - Gjykata e lartë SHBA/ Republikanet sigurojnë votat
  • 3 years ago
Presidenti Donald Trump njoftoi se do ta bëjë të njohur të shtunën emrin e kandidates që ai do të propozojë për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg pas vdekjes. Njoftimi i Trump vjen ndërsa një ligjvënës me peshë tha se republikanët e Senatit i kanë siguruar votat e mjaftueshme për ta miratuar përzgjedhjen e presidentit perpara zgjedhjeve te 3 nëntorit. Një ndihmë të vyer këtu dha senatori I Utah, Mitt Romney. Në një postim në Twitter, Trump shkruante gjithashtu se do ta bëjë njoftimin nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti ka bërë të ditur tashmë se do ta zgjedhë kandidaturën në mesin e një liste prej pesë grash konservatore që ai po vlerëson. Thuhet se së fundi ai është takuar me njërën prej tyre,, gjyqtaren e gjykatës së apelit Amy Coney Barrett. Por demokratët argumentojnë se konfirmi nuk duhet bërë përpara zgjedhjeve. Ish zënpresidenti Joe Biden, rivali I Trumpit në 3 nëntor, ka bërë thirrje që presidenti i ardhshëm ta zgjedhë kandidatin për Gjykatës e Lartë, pas inaugurimit të tij në janar. Miratimi i një kandidati të tretë konservator nga Trump për Gjykatën e Lartë do të bënte që ekuilibri ideologjik i gjykatës të anonte edhe më shumë nga skaji konservator i saj, nga 5 me 4 që është aktualisht, në 6 me 3.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel
Recommended