Top News - 3 gjyqtarët shërbim prove/ ‘El Classico’ Dhuratë e biznesmenit

  • 3 years ago
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin ?shërbim prove?, për tre gjyqtarët të cilët akuzohen se kanë parë një ndeshje ?El Classico? me paratë e një biznesmeni. Apeli ka caktuar ?shërbim prove? për gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.
Më parë pas hetimit dhe gjykimit maratonë, Krimet e Rënda shpallën fajtorë gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno si dhe biznesmenin Namik Sadik, i cili akuzohet se ka paguar udhëtimin e tyre në Madrid për të parë ndeshjen e futbollit mes Real Madrid-it dhe Barcelonës. Gjyqtarët e cilësuan vendimin të pabazuar në prova dhe paralajmëruan apelim. Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 2 vjet burg secili për veprën penale të korrupsionit, ndërkohë që biznesmeni Namik Sadik, i akuzuar se u ka paguar atyre udhëtimin në Madrid, u dënua me një vit burg.
Tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadik, pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe sipas Prokurorisë, udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi ?El Classico?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#?ElClassico#Gjyqtaret#TopChannel

Recommended