Panë 'El Classico' n me paratë e biznesmenit, shtyhet seanca për gjytarët e Durrësit

  • 5 years ago
Seanca për gjykimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno është shtyrë. për në datën 5 qershor.

Shkak për këtë është bërë adresa e gabuar e ish-gjyqtarit Dhimitri gjë qa ka sjellë edhe pamundësinë për njoftimin e tij për nisjen e procesit gjyqësor.

Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në Shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë.

Të tre akuzohen për veprën penale ?Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë?.

Petrit Çeno Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi ?El Classico?. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Recommended