Shkarkohet kreu i Gjykatë së Apelit të Durrësit, pa 'El Classico'-n me paratë e biznesmenit

  • 5 years ago
Kryetari i Gjykatës Apelit në Durrës Petrit Çeno është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë. Ai nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme. Gjyqtari ka deklaruar tre apartamente, dy në Tiranë me sipërfaqe 144 m2 dhe 79m2 dhe një apartament 98 m2 e garazh 22m2, automjet me vlerë 18.500 mijë euro, 3 mijë metra 2 ullishte dhe një tjetër me sipërfaqe 2775 m2. Kryegjyqtari i Apelit në Durrës sipas ILDKPI nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

Petrit Çeno u bë i njohur 5 vite më parë, pasi së bashku me dy gjyqtarë të tjerë të apelit në Durrës Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku ? pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se udhëtimi është paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi ?El Classico?. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Recommended