Top News - Një vit pas tërmetit/ Durrës, bilanci i rindërtimit

  • 3 years ago
Një vit mbas tërmetit të 21 shtatorit ka përfunduar në bashkinë e Durrësit rindërtimi i banesave individuale të shkatërruara nga ky tërmet. Në vazhdim, behet e ditur se pritet të rindërtohen edhe banesat e shkatërruara nga tërmeti i nëntorit. Sipas bashkisë, shtëpitë u ndërtuan dhe do të ndërtohen me kushte më të mira se të mëparshmet dhe me standarte sigurie.

Aktualisht janë 58 shtëpi që janë rindërtuar pasi u dëmtuan rëndë nga tërmeti i shtatorit, ndërkohë që pritet të nisë puna për rindërtimin e 904 banesave individuale, të dëmtuara në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i nëntorit. Procesi i rindërtimit vijon në bashkinë e Durrësit, ku 10.610 familje kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit DS1-DS2-DS3 dhe shumë prej tyre janë në përfundim të riparimeve të banesave të tyre. Ndërkohë janë 36 pallate të miratuar deri tani, të cilat është vendosur se do të rindërtohen në të njejtin vend.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Earthquake#Durres#TopChannel

Recommended