Një natë falënderimesh/ Durrës, vlerësohen të gjithë ata që ndihmuan pas tërmetit

  • 4 years ago
Një natë falenderimesh u organizua, këtë fundvit, në Durrës për të gjithë ata që ndihmuan që në çastet e para pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe vazhdojnë të ndihmojnë.


Bashkia e Durrësit nderoi me certifikata mirënjohjeje efektivat e Shërbimit Zjarrfikës, ata të Policisë së Shtetit dhe personelin e Spitalit Rajonal Durrës ?për punën e palodhur dhe përkushtimin human dhe profesional në ndihmë të popullsisë së dëmtuar?.

Vlerësim dhe certifikatë mirënjohjeje dhe për Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë ?për pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar mbi situatën e jashtëzakonshme të krijuar prej tërmetit?.

Aleksandër Çipa, UGSH:

Një tjetër vlerësim shkoi, nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Shqipëri për të gjithë populli kosovar që hapi dyert për familjet që u larguan nga tmerri i lëkundjeve sizmike dhe për shoqatën e Hoteleri Turizmit, me motivacionin ?për bujarinë dhe gadishmërinë e treguar në strehimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti?.

I konceptuar si një spektakël fundviti, në skenën e teatrit ?Aleksandër Moisiu? u ngjitën emra të njohur të muzikës dhe humorit shqiptar dhe qytetit bregdetar.

Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë për fëmijët e familjeve të dëmtuara në zonat rurale dhe që aktualisht po qëndrojnë në çadra.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Durres#TopChannel

Recommended