Elbasan/ Ekzekutohet teksa pinte kafenë vëllai i Talo Çelës (në kërkim për grabitjen në Rinas)!

  • 3 years ago
ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një tjetër vrasje mëngjesin e sotëm, ku shënjestra ka qenë vallëi i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari Bujar Çela është ekzekutuar me armë zjarri para një lokali në Bradashesh rreth orës 05:45.

lbasan/ Informacion paraprak 
Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë  ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Recommended