Top News - 27 javë nga Covid 19/ Gjysma e vitit, shifrat në rritje

  • 3 years ago
Që prej 9 marsit e deri më tani Shqipëria ka shënuar plot 27 javë me epideminë e covid 19, duke kaluar më shumë se gjysmën e vitit në bashkejetesë të plotë me virusin e shekullit, që ka bërë kërdinë në të gjithë botën.

Java e kaluar shënoi edhe ditën me numrin me të madh të rasteve të reja në nivel botëror që prej fillimit të sëmundjes që u shëndrrua shumë shpejt në pandemi.

Në 11 shator 2020 janë shënuar 310 mijë e 692 raste të reja në botë. Në botë më prekurit janë SHBA-të, Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme.

Ndërsa fatalitetet në botë dominohen nga Amerika Latine, vendet e Europës Perendimore dhe SHBA-të. Në Europë rastet pozitive kanë një shtrirje të gjerë gjeografike.
Në ndryshim nga dy-tre muajt e parë të pandemisë, ka shtrirje edhe në Europën Lindore. Kjo rrëzon perceptimin e krijuar fillimisht se vendet e ish ? bllokut komunist kanë një përhapje më të ulët sepse kanë patur dikur një mbulim më të mirë vaksinal.

Në Shqipëri, java e kaluar pati numrin më të lartë të rasteve të reja pozitive që prej fillimit të epidemisë. Brenda vendit ka luhatje të ndjeshme të përhapjes së sëmundjes midis qarqeve. Dominon Tirana, ndërsa Dibra ka prekjen më të ulët. Java e 27-të ka shënuar numrin më të ulët të fataliteteve në 6 javët e fundit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Statistics#Europë#TopChannel

Recommended