4 viktima nga COVID-i, rriten të infektuarit! MSH: Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë

  • 4 years ago
TIRANE-Katër qytetarë humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, një më pak se dje. Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. Ndërkohë që është rritur numri i të infektuarve në krahasim me ditën e djeshme. Nga 101 raste që ishin dje, sot janë shënuar 133 të prekur nga 820 testime që janë bërë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.

Recommended