Lleshaj tregon sa kushtoi mjeti luksoz i Ministrisë: Tentativa mjerane për baltosje vetëm motivohem

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ministri i Brendshëm ka reaguar ashpër ndaj akuzave që janë bërë në media javët e fundit ku është pretenduar se Sandër Lleshaj po lëviz me një makinë luksoze me vlerë 150 mijë euro. Ai e cilëson normal çmimin me të cilin është blerë automjeti në fjalë teksa sqaron se bëhet fjalë për një vlerë tri herë më të vogël.

Lleshaj: Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë Euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë Euro. Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme.

Kreu i Ministrisë së Brendshme pa folur me emra konktretë, i cilëson laro dhe tutorë ata që kanë publikuar një informacion të tillë që sipas tij është një përpjekje kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik.

Sandër Lleshaj thotë megjithatë se ka dijeni për urdhëruesit e këtij sulmi ndaj tij teksa shton se çështjen do ta ndjekë në rrugë gjyqësore

Lleshaj: Sigurisht që kjo tentativë për intimidim apo shantazh nuk do të mbetet pa përgjigje. Larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore.

Lleshaj, i cili pak ditë më parë deklaroi nga Vlora se nuk do të jetë më Ministër i Brendshëm, thekson se nuk e njeh as lëkundjen, as shmangien dhe as tërheqjen nga misioni që ka marrë përsipër, i cili sipas tij është për ti shërbyer Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lleshaj-tregon-sa-kushtoi-mjeti-luksoz-i-ministrise-e-njoh-veten-tentativat-mjerane-per-baltosje-vetem-me-motivojne/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended