Përbërësit: 2 karota 4 kunguj 1 qepë e njomë 1 tufë kopër 100 ml vaj ulliri 250 ml kos 3 vezë 100 g djathë kaçkavall 300 g miell 10 g fryrës Kripë Piper
Presim karotat, kungujt dhe qepën në kubikë, koprën e presim imët. Në tas rrahim vezët me kosin , vajin e ullirit, kripën dhe piperin. Shtojmë djathin kaçkavall, miellin dhe fryrësin. E përziejmë derisa të bëhet një masë dhe shtojmë perimet, e përziejmë mirë dhe e shtrojmë në tavë. Vendosim ca feta kungulli dhe karota për dekor. E pjekim në furrë të para ngrohur për 30 minuta me 200 gradë.