Turistët e huaj, 87% më pak/ Deri në qershor shifrat tregojnë pasojat e rënda të pandemisë

  • 3 years ago
?Koronavirusi i ri Covid-19 duket se ka rezultuar një tërmet i dytë për sektorin e turizmit, pasi mungesa e turistëve të huaj i ka kushtuar vendit miliona euro humbje.?


443 milionë euro janë humbjet e përllogaritura nga turistët e huaj gjatë tremujorit të dytë të këtij viti., duke reflektuar pasojat e rënda që ka pësuar sektori për shkak të pandemisë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë kësaj periudhe vizitorët e huaj kanë shpenzuar në total vetëm 63 milionë euro, nga 506 milionë euro që ishte kundrejt një viti më parë.

Nga ana tjetër, rënie të ndjeshme kanë pësuar edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë për shkak të pamundësisë për të bërë pushime përtej kufijve si pasojë e kufizimit të lëvizjeve.

Sipas të dhënave vizitorët shqiptarë kanë shpenzuar jashtë kufijve rreth 65 milionë euro në total, nga 425 milionë euro që përllogariten në të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Mbyllja e kufijve dhe anulimet masive të rezervimeve e kanë vënë industrinë turistike në vështirësi të mëdha, duke bërë që te mbështetet tërësisht tek turizmi vendas që pavarësisht peshës që ka, nuk arrin të kompensojë dot humbjet.

Me këtë trend, humbjet deri në fund të vitit pritet të jenë edhe me te mëdha, duke iu afruar skenarit të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit, i cili vlerëson se vendi mund të humbasë rreth 3.5 milionë vizitorë të huaj dhe rreth 1.1 miliardë euro nga shpenzimet e munguara prej tyre.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tourism#TopChannel

Recommended