Top News - Pasojat e pandemisë/ Po ndihen më shumë tek të varfrit

  • 4 years ago
Pasojat e pandemisë po ndihen nga të gjithë, por disa po i ndjejnë më fort. Fjala është për fëmijë nga familje që jetojnë me ndihmë sociale.Sipas një studimi të Fondacionit Bertelsmann, një ndër pesë fëmijë në Gjermani, pra 21.3 përqind, jeton në varfëri. Fjala është për 2.8 milion fëmijë dhe të rinj nën moshën 18 vjeç. Pothuajse një ndër shtatë fëmijë, ose 13.8 përqind janë të varur nga ndihma sociale. Pandemia e koronavirusit po i rëndon problemet. Siç tregon studimi prindërit e këtyre fëmijëve shpesh punojnë me orar të pjesshëm ose me pagesa minimale dhe gjatë krizës ato janë prekur veçanërisht nga humbjet e të ardhurave ose humbjet e vendeve të punës. Përveç kësaj, gjatë periudhës së karantinës shumë oferta mbështetëse për veprimtari jashtë shtwpisw reshtwn së ekzistuari, tha kryetari i fondacionit gjerman Bertelsmann, Jörg Dräger, thotw DW. Edhe mësimi në shtëpi është gjithashtu një problem i madh për fëmijët nga familje me të ardhura të pakëta. Shpesh ata nuk kanë pajisjet e nevojshme teknike. Sipas studimit, 24 përqind e fëmijëve që jetojnë në familje që jetojnë nga ndihma sociale nuk kanë kompjuter apo internet. Po ashtu ata nuk kanë në shtëpi një dhomë ku mund të tërhiqen për të mësuar pa i shqetësuar pjesëtarët e tjerë të familjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JörgDräger#Economy#TopChannel

Recommended