Tërmeti/ Sejko: Pasojat do të ndihen gjatë vitit 2020! Rindërtimi do ndikojë pozitivisht

  • 4 years ago
TIRANE- Goditja që i është shkaktuar ekonomisë se vendit nga tërmeti i 26 nëntorit do të jetë prezent edhe gjatë këtij viti. Në konferencën e parë për vitin 2020 Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se tërmeti ka pasur efekt ngadalësues në ekonomi por që është i përkohshëm.

?Pasojat e tërmetit pritet të kenë një efekt ngadalësues në rritje dhe në inflacion, por ky ngadalësim pritet të jetë i përkohshëm dhe i përqendruar gjatë vitit 2020?, tha Sejko.

Recommended