Turizmi gjatë pandemisë/ Rënie e xhiros dhe pasojat në Gjirokastër

  • 3 years ago
Restorantet, hotelet dhe bujtinat në Gjirokastër u përballën këtë vit me një fluks të ndryshëm vizitorësh në raport me vitet e kaluara.


Sezoni sigurisht që ishte i dobët, por ka qenë edhe një periudhë reflektimi për ofertën, për të gjetur pikat e dobëta dhe për të nxitur kreativitetin në kulinari dhe shërbime. Manjola Shehaj çeli një restorant të vogël në pazar pikërisht gjatë pandemisë.

Mungesat në personel të kualifikuar që nga administratorët e bizneseve, shefat e kuzhinave, kamarierët, recepsionistët janë mes problemeve kryesore që bizneset po hasin prej vitesh.

?Visit Gjirokastra? (?Vizito Gjirokastrën?) është duke mundësuar takime të ekspertëve të fushës me bizneset për të nxitur një frymë të re të mikpritjes, shërbimeve dhe gatimit dhe sigurisë ushqimore që do të ishte në harmoni me potencialin turistik të Gjirokastrës si qark.

Vetëm në Gjirokastër janë aktive mbi 400 biznese me profil restorantin apo akomodimin ndërsa në të gjithë qarkun numri i bizneseve të shërbimeve turistike shkon në mbi 1500 të tilla.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjirokaster#Tourism#TopChannel

Recommended