Top News - Pasojat e pandemisë/ Eksportet, ngadalësohet rënia

  • 4 years ago
Pas goditjes që morën nga bllokimi prej pandemisë së Covid 19 eksportet e kompanive shqiptare kanë filluar të rriten, ndonëse nuk kanë arritur shifrat e vitit të kaluar sipas të dhënave të INSTAT në muajin qershor eksportet kanë shënuar ecurinë më të mirë në krahasim me muajin e kaluar, megjithatë tendenca vazhdon të jetë në tkurrje, ndonëse me ritme më të ulta.
Kështu në Qershor 2020 eksportet e mallrave janë ulur me 9,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare, por janë rritur me 7,3 %, në krahasim me muajin maj të këtij viti. Nga ana tjetër importet e mallrave janë ulur me 2,8 %, në krahasim me një vit më pare, kurse në krahasim me Maj 2020 janë rritur me 16,1 %.

Në gjashtëmujorin e parë 2020 eksportet e mallrave janë ulur me 17,7 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave janë gjithashtu në ulje me 14,6 %. Deficiti tregtar arriti vlerën 146 mld lekë, duke u ulur me 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.
Efektin kryesor tkurrjen e ka dhënë rënia e eksporteve të industrisë së tekstileve e këpucëve, që ka janë goditur më shumë nga kriza. Ecuri pozitive kanë shënuar vetëm grupet e ushqime, pije dhe duhan, dhe makineri e pjesë këmbimi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Export#INSTAT#TopChannel

Recommended